Neni 451 - Vendimi i formës së prerë

Vendimi i gjykatës merr formë të prerë kur:
a) nuk mund të bëhet ankim kundër tij;
b) nuk është bërë ankim kundër tij brenda afateve të caktuara nga ligji ose kur ankesa është tërhequr;
c) ankesa e paraqitur nuk është pranuar;
ç) vendimi i gjykatës është lënë në fuqi, ndryshuar ose është pushuar gjykimi në shkallë të dytë.