Neni 455 - Dokumentet që i bashkëngjiten ankimit

(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 79)

Bashkë me ankimin duhet të paraqiten:
a) kopje të ankimit dhe të dokumenteve të tjera, aq sa janë personat që marrin pjesë në çështje si palë;
b) Në rast se ankimi nuk plotëson kushtet e mësipërme, si dhe ato të neneve 453 dhe 454 të këtij Kodi, gjykata njofton palën që të ndreqë të metat brenda 5 ditëve, në të kundërt ankimi kthehet.