Neni 458 - Rivendosja në afatin e ankimit

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 81)

Kur palët kanë humbur të drejtën e ankimit për shkaqe të arsyeshme, mund të paraqesin kërkesë për rivendosje në afat, përpara gjykatës që ka dhënë vendimin. Kjo kërkesë shqyrtohet nga gjykata dhe kundër vendimit të tij mund të bëhet ankim i veçantë.