Neni 463 - Heqja dorë nga ankimi

Në çdo fazë të gjykimit të çështjes në apel, ankuesi ose përfaqësuesi i tij mund të heqë dorë nga ankimi. Në këtë rast vendoset pushimi i shqyrtimit të çështjes në gjykatën e apelit.