Neni 464 - Seanca gjyqësore

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 83)

Seanca gjyqësore fillon me relacionin e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues. Pas kësaj palët, në rast se janë paraqitur, japin shpjegime.
Së pari e merr fjalën pala që ka bërë ankimin, pastaj pjesëmarrësit e tjerë në gjykim. Kur ky ka paraqitur mendimin me shkrim, lexohet nga një anëtar i trupit gjykues. Kur prokurori, mbi bazën e padisë së paraqitur prej tij, bën ankim ndaj vendimit të gjykatës, ai e merr fjalën i pari.