Neni 467 - Dërgimi për rigjykim

(Shtuar shkronjat “d”, “e”, “ë” si dhe tre paragrafet e fundit me ligjin nr 8431, datë 14.12.1998, neni 3, Ndryshuar shkronja “c” dhe paragrafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 84 e 126)

Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:
a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën;
b)përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi nuk është nënshkruar nga anëtarët e tij; c)gjykata ka vendosur pushimin e çështjes në kundërshtim me rregullat e përcaktura nga ky Kod;
ç) çështja është gjykuar në mungesë të pjesëmarrësve në proces, pa pasur dijeni për ditën e gjykimit;
d) nuk është formuar drejt ndërgjyqësia;
e) kur mungojnë ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi, si dhe çdo dokument tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendimit.
ë) kur lind nevoja për marrjen e një prove vendimtare, marrja e së cilës është e vështirë në shkallë të dytë.
Gjykata e shkallës së parë në rigjykim është e detyruar t’i përmbahet vendimit të gjykatës së apelit për çdo veprim procedural të vendosur në të.
Me vendim të ndërmjetëm, gjykata mund të mos kryejë veprime të caktuara kur për rrethana të reja të dala në rigjykim, shihen të panevojshme. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë.
Në rigjykim nuk mund të ngrihen pavlefshmëritë e vërtetuara në gjykimet e mëparshme, kur vendimet përkatëse nuk janë prishur për to dhe nuk mund të bëhen pretendime të ndryshme nga ato që janë të pranuara në vendimin e gjykatës së apelit, përveç nevojës për realizimin e detyrave të vëna nga ajo gjykatë.