Neni 470 - Ankimi kundër vendimeve të ndërmjetme

Vendimet e ndërmjetme që jepen nga gjykata e shkallës së parë mund të ndryshohen apo të tërhiqen gjatë gjykimit. Këto vendime mund të goditen me ankim së bashku me vendimin përfundimtar.
Megjithatë, në rastet e parashikuara shprehimisht në këtë Kod, kundër vendimeve të ndërmjetme mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja apo njoftimi i tyre.