Neni 475

Përmbajtja e rekursit Rekursi duhet të përmbajë:

a) palët ndërgjyqëse;
b) vendimin që kundërshtohet;
c) paraqitjen e përmbledhur të fakteve të çështjes;
ç) shkaqet për të cilat kërkohet prishja e vendimit, duke iu referuar normave ligjore mbi të cilat mbështetet;
d) prokurën nëse rekursi është bërë nga avokati ose nga përfaqësuesi i ankuesit.