Neni 479 - Pezullimi i ekzekutimit të vendimit

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

Gjykata e Lartë pezullon ekzekutimin e vendimit kur:

a) ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit do të sillte pasoja të rënda e të pariparueshme;
b) pala që ka bërë rekursin depoziton garanci materiale që siguron ekzekutimin vendimit.