strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI III - Rishikimi

  • Neni 494 - Kërkesa për rishikim dhe rastet e rishikimit
  • (Ndryshuar titulli me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 99;
    shtuar paragrafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 99;
    shtuar shkronja “ë” me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 13)

    Kërkesa për rishikim është akti me të cilin kërkohet rishikimi i një vendimi të formës së prerë të gjykatës.

    Pala e interesuar mund të kërkojë rishikimin e një vendimi që ka marrë formë të prerë, kur:

    a) zbulohen rrethana të reja apo prova të reja me shkresë që kanë rëndësi për çështjen, të cilat nuk mund të diheshin nga pala gjatë shqyrtimit të saj;
    b) vërtetohet se thëniet e dëshmitarëve apo mendimet e ekspertëve, mbi të cilat është bazuar vendimi, kanë qenë të rreme;
    c) palët ose përfaqësuesit e tyre apo ndonjë anëtar i trupit gjykues, që ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes, kanë kryer vepra të dënueshme penalisht, të cilat kanë ndikuar në dhënien e vendimit;
    ç) vërtetohet se vendimi i dhënë është bazuar në dokumente të falsifikuara;
    d) vendimi është bazuar në një vendim të gjykatës ose të një institucioni tjetër që më pas është prishur;
    e) vendimi është në kundërshtim të hapur me një vendim tjetër të formës së prerë të dhënë midis po atyre palëve, për të njëjtin objekt dhe për të njëjtin shkak.
    ë) kur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjen shkelje të konventës europiane “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore” dhe të protokolleve të saj, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

  • Neni 495
  • (Shtuar paragrafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 100;
    ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 14)

    Rishikimi i vendimeve për rrethanat e parashikuara në shkronjat “b”, “c” dhe “ç” të nenit 494 të këtij Kodi lejohet kur ato rrethana janë vërtetuar me vendim penal të formës së prerë.
    Kur ndjekja penale nuk mund të fillojë ose të përfundojë për ndonjë nga shkaqet e treguara në nenin 290 të Kodit të Procedurës Penale, ose për shkak se nuk është zbuluar personi që ka kryer falsifikimin, për vërtetimin e rrethanave të mësipërme mund të ngrihet padi në gjykatën civile.

  • Neni 496 - Afati i paraqitjes së kërkesës
  • Kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga dita që pala ka marrë dijeni për shkakun e rishikimit, por në çdo rast jo më 172 vonë se një vit nga dita që ka lindur shkaku i rishikimit. Në rastet e parashikuara në nenin 495, afati prej 30 ditësh fillon nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë.

  • Neni 497 - Paraqitja e kërkesës
  • (Ndryshuar paragrafi I e III me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 101)

    Kërkesa për rishikim paraqitet përpara Gjykatës së Lartë. Kërkesa duhet të përmbajë:
    shkakun për të cilin kërkohet rishikimi, provat përkatëse që lidhen me një nga kërkesat e nenit 494 të këtij Kodi, ditën e zbulimit apo të vërtetimit të rrethanës apo marrjes së dokumenteve.
    Kërkesa nënshkruhet nga vetë pala apo avokati i pajisur me prokurë.
    Kërkesa e paraqitur pa u plotësuar ose në kundërshtim me kriteret e paragrafit të mësipërm kthehet për plotësim nga gjykata. Në rast se kërkesa nuk plotësohet brenda një afati 10 ditor, ajo kthehet.

  • Neni 498 - Shqyrtimi i kërkesës nga Gjykata e Lartë
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 102)

    Kur kërkesa është bërë jashtë rasteve të përcaktuara në nenin 494 ose kur është bërë nga ata që nuk e kanë këtë të drejtë, si dhe kur rezulton haptazi e pambështetur, gjykata vendos mospranimin e saj.
    Kur kërkesa pranohet, gjykata vendos prishjen e vendimit tërësisht ose pjesërisht dhe dërgon çështjen për rigjykim nga një tjetër trup gjykues në gjykatën kompetente. Në rastin e përcaktuar nga shkronja “e” e nenit 494 të këtij Kodi, Gjykata e Lartë prish vendimin e dytë.
    Kundër vendimit nuk lejohet ankim.

  • Neni 498/a
  • (Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 103)

    Rigjykimi i çështjes nga gjykata, së cilës i është dërguar, bëhet sipas rregullave të përgjithshme.

  • Neni 499 - Shqyrtimi paraprak
  • (Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 104)

  • Neni 500 - Pezullimi i ekzekutimit
  • Paraqitja e kërkesës për rishikim nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Por gjykata, me kërkesën e palës, mund të pezullojë ekzekutimin e vendimit, kur vlerëson se ka rrezik që mund të shkaktohet një dëm i madh e i pariparueshëm.

  • Neni 501 - Marrja e vendimit - (shfuqizuar)
  • (Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 104)

  • Neni 502 - Kundërshtimi i vendimit - (shfuqizuar)
  • (Shfuqizuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 104)