Neni 500 - Pezullimi i ekzekutimit

Paraqitja e kërkesës për rishikim nuk pezullon ekzekutimin e vendimit. Por gjykata, me kërkesën e palës, mund të pezullojë ekzekutimin e vendimit, kur vlerëson se ka rrezik që mund të shkaktohet një dëm i madh e i pariparueshëm.