Neni 513 - Urdhri i ekzekutimit për pasuri dhe persona të veçantë

Urdhri i ekzekutimit lëshohet vetëm në një kopje.
Kur duhet të dorëzohen disa pasuri të veçanta ose kur titulli ekzekutiv është dhënë në dobi ose kundër disa personave, mund të lëshohen urdhra ekzekutimi të veçantë, duke shënuar se cila pjesë e titullit duhet të ekzekutohet për çdo urdhër ekzekutimi.