Neni 521 - Ekzekutimi ndaj personit të tretë

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 108)

Urdhri i ekzekutimit kundër debitorit mund të vihet në ekzekutim edhe kundër personit të tretë, që për sigurimin e detyrimit ka ngarkuar me barrë sipas ligjit një send të tij, kur kreditori kërkon ekzekutimin mbi këtë send.