Neni 522 - Ekzekutimi ndaj debitorit që nuk i dihet banimi

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 109;
ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 21)

Kur banimi i debitorit nuk dihet, gjykata e shkallës së parë e vendit të ekzekutimit, me kërkesën e përmbaruesit gjyqësor, pasi sqarohet edhe vetë për këtë rrethanë, brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së përmbaruesit gjyqësor i emëron debitorit një përfaqësues, i cili shpërblehet fillimisht nga kreditori sipas nenit 525 të këtij Kodi.