Neni 524 - Procesverbali i përmbaruesit

Përmbaruesi gjyqësor, për çdo veprim të kryer prej tij, është i detyruar të mbajë procesberval, në të cilin përmenden dita dhe vendi i kryerjes së veprimit, kërkesat dhe deklarimet e bëra nga palët, sendet e marra, shuma e nxjerrë dhe shpenzimet e bëra për ekzekutimin.