Neni 525 - Shpenzimet e ekzekutimit

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 23)

Tarifat e përcaktuara për ekzekutimin e urdhrit ekzekutiv paguhen fillimisht nga kreditori dhe pas përfundimit të procedurës së ekzekutimit i ngarkohen debitorit. Shpenzimet e tjera gjatë procedurës së ekzekutimit paguhen nga pala, që i ka shkaktuar ato.