Neni 533 - Sekuestroja mbi pagën e debitorit

(Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 27)

Pasi zbritet kontributi për sigurimet shoqërore dhe taksat mbi të ardhurat, përmbaruesi gjyqësor sekuestron pagën e debitorit, por pa cenuar minimumin jetik, të përcaktuar sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.