Neni 547 - Pavlefshmëria e disponimit pas vënies së sekuestros

Çdo disponim i sendit të luajtshëm nga ana e debitorit pas vënies së sekuestros është i pavlefshëm kundrejt kreditorëve që kanë kërkuar ekzekutimin, përveç kur me disponimin sendi ka kaluar në pronësi të një tjetri që ka qenë në mirëbesim (neni 166 i Kodit Civil).