Neni 553 - Vlerësimi i ri i sendit

(Shtuar paragrafi I me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 115;
ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 31)

Përmbaruesi e dërgon sendin për shitje në dyqane me shitje të lirë. Caktimi i shpërblimit për shitjen bëhet në marrëveshje ndërmjet përmbaruesit gjyqësor dhe shitësit. Shpërblimi nxirret nga vlera e sendit të sekuestruar pas shitjes së tij.
Në qoftë se brenda 2 muajve sendi nuk shitet në shitje të lirë, përmbaruesi gjyqësor, duke marrë edhe pëlqimin e palëve, vendos nëse duhet të vazhdojë me shitjen e lirë edhe për 30 ditë të tjera apo të kalojë në procedurë ankandi.