Neni 554 - Ankandi

(Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 116;
ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 32)

Përmbaruesi gjyqësor, pasi njofton palët se sendi, për shkak të natyrës ose të gjendjes, nuk mund të pranohet në shitje të lirë, organizon shitjen me ankand të sendit, sipas çmimit të përcaktuar në nenin 552 të këtij Kodi.