Neni 558 - Radha e shitjes së sendeve në ankand

Debitori ka të drejtë të caktojë radhën, sipas së cilës duhet të shiten sendet në ankand. Në qoftë se nga shitja e një ose disa sendeve nxirret një shumë e cila mjafton për të shlyer kredinë e kreditorit dhe shpenzimet e tjera që kanë lidhje me kredinë, ankandi përfundon dhe sendet e tjera nuk shiten.