Neni 563 - Verifikimi i të drejtës së pronësisë të debitorit

Përpara vendosjes së sekuestros, përmbaruesi gjyqësor sigurohet nëse sendi i paluajtshëm është në pronësi të debitorit. Për këtë, përmbaruesit gjyqësor duhet t’i paraqiten dokumente pronësie ose edhe vetë ai kërkon informata nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dhe, në mungesë të tyre, nga organet financiare dhe të pushtetit lokal.