Neni 565 - Detyrimet e debitorit për sendin e lënë në ruajtje

Sendi që sekuestrohet i lihet në ruajtje debitorit derisa të bëhet shitja e tij, duke qenë i detyruar debitori të kujdeset për të, si për sendin e tij.
Në rast se debitori nuk kujdeset si duhet për sendin e lënë në ruajtje, përmbaruesi gjyqësor emëron një person tjetër për ruajtjen e tij, duke i caktuar një shpërblim. Emërimi dhe caktimi i shpërblimit bëhen në marrëveshje midis përmbaruesit dhe personit tjetër. Shpërblimi nxirret nga vlera e sendit të sekuestruar, pas shitjes së tij.
Debitori ose personi tjetër, të cilëve u është lënë në ruajtje sendi i paluajtshëm i sekuestruar, duhet të japw llogari për të ardhurat e realizuara dhe shpenzimet e bëra për sendin. Ata përgjigjen sipas nenit 320 të Kodit Penal për veprime që bëhen pengesë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës.