Neni 567 - Procedura e shitjes në ankand

Pas vënies së sekuestros, përmbaruesi gjyqësor i dërgon lajmërim debitorit se sendi i sekuestruar do të shitet, në qoftë se brenda 10 ditëve të njoftimit ai nuk e përmbush detyrimin.
Me kalimin e afatit të mësipërm, përmbaruesi gjyqësor bën shpalljen për shitjen e sendit në ankand.