Neni 612 - Padia për kërkimin e sendit nga personi i tretë

Çdo person i tretë që pretendon se është pronar i sendit mbi të cilin bëhet ekzekutimi, mund të ngrejë padi për të ushtruar të drejtën e tij dhe kur është rasti për të përjashtuar sendin nga sekuestrimi dhe shitja.
Padia ngrihet kundër kreditorit dhe debitorit në gjykatën e vendit të ekzekutimit të vendimit. Në këto raste, gjykata mund të vendosë si masë të përkohshme pezullimin e ekzekutimit me ose pa garanci.