strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU VI - Ekzekutimi mbi shumat e llogarive në banka

  • Neni 593 - Detyrimet e bankave për të informuar zyrat e përmbarimit
  • (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 122;
    ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 45)

    Përmbaruesi gjyqësor, njofton të gjitha bankat shtetërore dhe private të cilat janë të detyruara të informojnë zyrën përkatëse të përmbarimit kur kanë llogari, depozita ose kredi në emër të debitorit, në të kundërt përgjigjen sipas dispozitave të Kodit Penal.

  • Neni 594 - Vënia e sekuestros mbi llogarinë e debitorit
  • Banka, me të marrë urdhrin e ekzekutimit, ve sekuestro mbi llogarinë, depozitat dhe kreditë e debitorit në masën e nevojshme për 203 ekzekutimit e detyrimit, pa pezulluar pagimin e kredive që sipas nenit 605 të Kodit Civil paguhen me preferim ndaj kredisë për të cilën është vënë sekuestro.

  • Neni 595
  • (Ndryshuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 26)

    Shumat e nxjerra nga llogaria, depozitat dhe kreditë e debitorit kalojnë në llogarinë e kreditorit në të njëjtën bankë ose në një bankë tjetër ose kur nuk ka të tilla në llogari të zyrës së përmbarimit ose në llogari të përmbaruesit gjyqësor.

  • Neni 596 - Rastet e kthimit të urdhrit të ekzekutimit debitorit - (shfuqizuar)
  • (Shfuqizuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 46)

  • Neni 597 - Respektimi i radhës së preferimit
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 123)

    Kur shuma e llogarive, depozitave ose kredive nuk është e mjaftueshme për të shlyer detyrimet e paraqitura për ekzekutim, përmbaruesi gjyqësor respekton radhën e preferimit që përcaktohet në nenin 605 të Kodit Civil.

  • Neni 598 - Sanksionet dhe ankimi ndaj tyre
  • Kur përmbaruesi ka bazë të dyshojë se banka pa vend nuk e ekzekuton detyrimin tërësisht ose pjesërisht, shkel afatet e ekzekutimit, ose nuk respekton radhën e preferimit, përmbaruesi ka të drejtë të verifikojë në vend dokumentacionin bankar në prani të punonjësit të ngarkuar nga organi drejtues i bankës, duke mbajtur procesverbalin përkatës.
    Kur konstatohen shkelje apo parregullsi përmbaruesi fikson në procesverbal veprime dhe afate të detyrueshme për bankën.
    Për shkeljet dhe parregullsitë përmbaruesi ka të drejtë të zbatojë masat e parashikuara në nenin 588 të këtij Kodi, sipas rastit, ndaj punonjësit bankar fajtor ose ndaj organit drejtues të saj, që ka urdhëruar veprime të parregullta.

  • Neni 599
  • (Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 126)

    Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e shkallës së parë brenda pesë ditëve nga marrja dijeni e dënimit.

  • Neni 600 - Banka nxjerr udhëzimet e nevojshme
  • Banka e Shqipërisë nxjerr udhëzimet e nevojshme për mënyrën e zbatimit të dispozitave të mësipërme, të detyrueshme për të gjithë sistemin bankar.