strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU XI - Dispozita tranzitore dhe të fundit

  • Neni 618 - Çështjet që janë në gjykim në ditën e hyrjes në fuqi të këtij
  • Kodi do të gjykohen sipas kodit të mëparshëm derisa vendimi të marrë formën e prerë sipas nenit 451 të këtij Kodi.

  • Neni 619
  • Rekurset kundër vendimeve të gjykatës së apelit dhe kërkesat për mbrojtje të ligjmërisë përpara Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë të regjistruara deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Kodi do të shqyrtohen sipas dispozitave të kodit të mëparshëm.

  • Neni 620
  • Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi shfuqizohen:
    ligji nr.6341, datë 27.6.1981 “Për Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”,
    ligji nr.7537, datë 17.12.1991 “Për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”,
    ligji nr.7922, datë 19.4.1995 “Për një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”,
    kreu X/I “Amortizimi” nenet 59a, 59b, 59c të ligjit nr.7782, datë 26.1.1994 “Për disa ndryshime në dekretin nr.3702, datë 8.7.1963 “Për Çekun”,
    si dhe çdo dizpozitë tjetër që vjen në kundërshtim me këtë Kod.

    Dispozitë kalimtare
    (Shtuar me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001, neni 127)

    Çështjet civile që janë në gjykim ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që sipas Kodit të Procedurës Civile duhet të gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë, për të cilat ky ligj parashikon gjykimin e tyre me një gjyqtar, do të vazhdojnë të gjykohen nga i njëjti trup gjykues derisa vendimi të marrë formë të prerë.
    Kërkesat që kanë të bëjnë me përjashtimin e gjyqtarit, kërkesëpaditë me objekt kundërshtimi i të tretit, rishikimi i vendimit, si dhe rekurset në interes të ligjit, të paraqitura përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të gjykohen sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

    Dispozitë kalimtare
    (Parashikuar me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 53)

    Çështjet që janë në procedurë ekzekutimi në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të ekzekutohen sipas procedurave ligjore të mëparshme, derisa ekzekutimi i urdhrit ekzekutiv të jetë pezulluar, pushuar ose të ketë përfunduar.

  • Neni 621
  • Ky Kod hyn në fuqi më 1 qershor 1996.
    Shpallur me dekretin nr.1474, datë 18.4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.