Neni 23 - Disponimet kur pranohet deklarimi i heqjes dorë dhe kërkesa e përjashtimit

1. Kur deklarimi i heqjes dorë ose kërkesa e përjashtimit pranohen, gjyqtari nuk mund të kryejë asnjë veprim procedimi.

2. Akti që pranon deklarimin e heqjes dorë ose kërkesën e përjashtimit cakton nëse dhe në ç’pjesë kanë vlerë veprimet e kryera më parë nga gjyqtari që ka hequr dorë ose që është kërkuar të përjashtohet.

3. Dispozitat për heqjen dorë dhe përjashtimin e gjyqtarit zbatohen edhe për sekretarin e seancës dhe personat e ngarkuar për të bërë transkriptime ose riprodhim fonografik apo audioviziv. Për heqjen dorë ose përjashtimin e tyre vendos gjykata që shqyrton çështjen.