Neni 60 - Kërkesa e të dëmtuarit akuzues

1. Kërkesa për gjykim e të dëmtuarit akuzues depozitohet në sekretarinë e gjykatës.Ajo është e pavlefshme në qoftë se nuk përmban:
a) gjeneralitetet e të dëmtuarit akuzues;
b) gjeneralitetet e personit që akuzohet;
c) emrin dhe mbiemrin e përfaqësuesit dhe prokurën;
ç) parashtrimin e arsyeve që përligjin kërkesën;
d) nënshkrimin e të dëmtuarit akuzues ose të përfaqësuesit të tij.

2. Kërkesa duhet t’i bëhet e njohur personit që i atribuohet vepra penale.