Neni 62 - Afati për legjitimimin e paditësit civil

(Shtuar pika 3 me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

1. Legjitimimi i paditësit civil mund të bëhet nga organi procedues, derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor.

2. Afati i parashikuar nga paragrafi 1 nuk mund të zgjatet.

3. Me kërkesën e palëve ose kryesisht, gjykata mund të vendosë veçimin e padisë civile dhe dërgimin e saj në gjykatën civile nëse gjykimi i saj vështirëson ose zvarrit procesin penal.

Vendimi nr. 284, datë 15.9.2000 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë
“… padia civile nuk mund të paraqitet në një fazë procedimi që nuk e parashikon Kodi i Procedurës Civile. Ky procedim nuk mund të fillojë në gjykatën e shkallës së dytë, siç ka vepruar gjykata e apelit, pasi do të ndodheshim para cënimit te parimit të respektimit të shkallëve të gjykimit civil, të parashikuar në nenin 135 të Kushtetutës dhe të përshkruar hollësisht në ligjin procedural.”
_______________________________________________