Neni 63 - Sigurimi i padisë civile

1. Për të siguruar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit, me kërkesën e paditësit civil, organi procedues mund të vendosë sekuestrimin e pasurisë së të pandehurit ose të të paditurit civil. Kjo masë qëndron deri në përfundimin e çështjes.