Neni 66 - Ndërhyrja e të paditurit civil me vullnetin e tij

1. Kur bëhet legjitimimi i paditësit civil, i padituri civil mund të ndërhyjë me vullnetin e tij në procedim derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor, duke bërë kërkesë me shkrim. Gjykata vendos për kërkesën pasi dëgjon palët.

2. Afati i parashikuar nga paragrafi i parë nuk mund të zgjatet.

3. Ndërhyrja e të paditurit civil i humbet efektet kur hiqet dorë nga gjykimi i padisë civile.