strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

SEKSIONI II - KOMPETENCA TOKËSORE

  • Neni 76 - Rregulla të përgjithshme
  • 1. Kompetenca tokësore përcaktohet, me radhë, nga vendi ku është kryer ose është tentuar të kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja.

    2. Në qoftë se vendi i treguar në paragrafin 1 nuk dihet, kompetenca i përket, me radhë, gjykatës së vendqëndrimit ose të vendbanimit të të pandehurit.

    3. Në qoftë se as kështu nuk mund të përcaktohet kompetenca, kjo i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.

    4. Rregullat e caktuara në paragrafët e mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak.

  • Neni 77 - Kompetencat për veprat penale të kryera jashtë shtetit
  • 1. Në qoftë se vepra është kryer tërësisht jashtë shtetit, kompetenca përcaktohet, me radhë, nga vendi i qëndrimit, i banimit, i arrestimit ose i dorëzimit të të pandehurit. Kur ka shumë të pandehur, procedon gjykata që është kompetente për numrin më të madh të tyre.

    2. Në qoftë se nuk mund të përcaktohet në mënyrat e treguara në paragrafin 1 kompetenca i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.

    3. Në qoftë se vepra penale është kryer pjesërisht jashtë shtetit, kompetenca përcaktohet në bazë të rregullave të përgjithshme të kompetencës tokësore.

  • Neni 78 - Kompetenca për procedimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
  • 1. Procedimet, në të cilat një gjyqtar ose prokuror merr cilësinë e të pandehurit ose të personit të dëmtuar nga vepra penale, që sipas normave të këtij kreu do të ishin në kompetencën e një gjykate të rrethit, ku gjyqtari ose prokurori ushtron funksionet e tij ose i ushtronte në momentin e ngjarjes, janë në kompetencën e gjykatës që ka kompetencën lëndore dhe ndodhet në qendrën e një rrethi tjetër më të afërt, me përjashtim të rasteve kur në këtë rreth gjyqtari ose prokurori ka ardhur më pas për të ushtruar funksionet e tij. Në rastin e fundit është kompetente gjykata e një rrethi tjetër më të afërt me atë, në të cilën gjyqtari ose prokurori ushtronte funksionet e tij në momentin e kryerjes së veprës penale.