Neni 76 - Rregulla të përgjithshme

1. Kompetenca tokësore përcaktohet, me radhë, nga vendi ku është kryer ose është tentuar të kryhet vepra penale ose vendi ku ka ardhur pasoja.

2. Në qoftë se vendi i treguar në paragrafin 1 nuk dihet, kompetenca i përket, me radhë, gjykatës së vendqëndrimit ose të vendbanimit të të pandehurit.

3. Në qoftë se as kështu nuk mund të përcaktohet kompetenca, kjo i përket gjykatës së vendit ku ndodhet prokuroria që ka regjistruar e para veprën penale.

4. Rregullat e caktuara në paragrafët e mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak.