Neni 97 - Vendimi mbi kërkesën e transferimit

1. Gjykata e Lartë, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos në dhomën e këshillimit, pa pjesëmarrjen e palëve.

2. Vendimi që pranon kërkesën i njoftohet gjykatës që procedonte dhe asaj që i është caktuar për ta gjykuar. Gjykata që procedonte ia kalon menjëherë aktet gjykatës që është caktuar dhe urdhëron që vendimi i Gjykatës së Lartë t’u njoftohet prokurorit, të pandehurit dhe palëve private.

3. Gjykata e caktuar nga Gjykata e Lartë deklaron me vendim nëse dhe në ç’pjesë veprimet e kryera i ruajnë efektet.