Neni 104 - Shkelja e ndalimit të publikimit

1. Shkelja e ndalimit të publikimit e bërë nga nëpunësi i shtetit ose i një enti publik, kur nuk përbën vepër penale, është shkelje disiplinore. Në këtë rast prokurori njofton organin që ka të drejtë të marrë masa disiplinore.