Neni 134 - Njoftimi i akteve të prokurorit

1. Njoftimi i akteve të prokurorit, gjatë hetimeve paraprake, bëhet nga policia gjyqësore ose nëpërmjet shërbimit postar, në format e parashikuara nga neni 133.

2. Dorëzimi i kopjes së aktit të interesuarit nga ana e sekretarisë ka vlerën e njoftimit.
Dorëzuesi shënon në origjinalin e aktit faktin e dorëzimit dhe datën.

3. Lajmërimet e bëra verbalisht nga prokurori zëvendësojnë njoftimet, me kusht që ky fakt të shënohet në procesverbal.