Neni 136 - Njoftimet për prokurorin

1. Njoftimet për prokurorin bëhen edhe drejtpërsëdrejti nga palët, mbrojtësit ose përfaqësuesit e tyre nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit në sekretari. Ai që e merr në dorëzim shënon në origjinal dhe në kopjen e aktit gjeneralitetet e atij që ka bërë dorëzimin dhe datën.