Neni 137 - Njoftimet për palët private

1. Njoftimet për personin e dëmtuar nga vepra penale bëhen njëlloj si për rastet kur njoftohet për herë të parë i pandehuri i lirë. Kur nuk dihen vendet e treguara në nenin 140, njoftimi bëhet me depozitimin e aktit në sekretari. Kur nga aktet del se vendbanimi ose vendqëndrimi i tij ndodhen jashtë shtetit, ai ftohet me anën e letrës rekomande me lajmërim marrje, me të cilën të deklarojë ose të zgjedhë banesën në territorin e shtetit shqiptar. Kur pas njëzet ditëve nga marrja e letrës rekomande nuk bëhet deklarimi ose zgjedhja e banesës, njoftimi bëhet me anën e depozitimit të aktit në sekretari.

2. Njoftimi i thirrjes së parë për të paditurin civil bëhet në format e caktuara për njoftimin e parë të të pandehurit të lirë.

3. Njoftimet për paditësin civil dhe të paditurin civil bëhen pranë përfaqësuesve të tyre.