Neni 138 - Njoftimet nëpërmjet shpalljes publike për personat e dëmtuar

1. Kur njoftimi i personave të dëmtuar është i vështirë për shkak të numrit të tyre ose pamundësisë së identifikimit të disave prej tyre, gjykata mund të urdhërojë që ai të bëhet nëpërmjet shpalljes publike.

2. Njoftimi quhet i bërë kur ftuesi i gjykatës depoziton në sekretari një kopje të aktit bashkë me dokumentet që vërtetojnë shpalljen publike.