Neni 180 - Papajtueshmëria me detyrën e ekspertit

1. Nuk mund të kryejë detyrën e ekspertit:
a) i mituri, ai që ka ndalim ligjor ose i është hequr zotësia juridike për të vepruar ose vuan nga një sëmundje mendore;
b) ai që është pezulluar, qoftë edhe përkohësisht, nga detyrat publike ose nga ushtrimi i një profesioni;
c) ai, ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi personal;
ç) ai që nuk mund të pyetet dëshmitar apo të merret përkthyes ose që ka të drejtë të mos bëjë dëshmi ose përkthim.