Neni 182 - Disponimet e organit procedues

1. Organi procedues disponon ekspertimin me vendim të motivuar, i cili përmban caktimin e ekspertit, paraqitjen e përmbledhur të çështjes, tregimin e ditës, të orës dhe të vendit të caktuar për paraqitjen e ekspertit.

2. Organi procedues urdhëron thirrjen e ekspertit dhe merr masat e nevojshme për paraqitjen e personave që i nënshtrohen ekspertimit.