strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

SEKSIONI VII - PROVAT MATERIALE

  • Neni 187 - Kuptimi i provës materiale
  • (Ndryshuar me ligjin 9085, datë 19.6.2003)

    1. Prova materiale janë sendet që kanë shërbyer si mjete për realizimin e veprës penale ose mbi të cilat gjenden gjurmë apo që kanë qenë objekt i veprimeve të të pandehurit, produktet e veprës penale dhe çdo lloj pasurie tjetër, që lejohet të konfiskohet, sipas nenit 36 të Kodit Penal, si dhe çdo send tjetër që mund të ndihmojë për sqarimin e rrethanave të çështjes.

  • Neni 188 - Marrja e provave materiale
  • 1. Provat materiale përshkruhen hollësisht në procesverbal, kur ka mundësi fotografohen ose filmohen dhe me urdhër të organit procedues i bashkohen fashikullit gjyqësor.

  • Neni 189 - Ruajtja e provave materiale
  • 1. Provat materiale, që për shkak të natyrës së tyre mund të prishen, në qoftë se nuk mund t’u kthehen personave që u përkasin, u dorëzohen për t’i përdorur enteve të caktuara, të cilët detyrohen t’i kthejnë të njëllojta ose të japin vlerën e tyre.

  • Neni 190 - Disponimi për provat materiale
  • 1. Në vendimin përfundimtar ose në atë të pushimit të çështjes, gjykata ose prokurori caktojnë se çfarë duhet bërë me provat materiale duke urdhëruar:
    a) sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale dhe sendet që përbëjnë përfitimin e nxjerrë nga ajo ose shpërblimin e dhënë a të premtuar për kryerjen e saj, merren dhe i kalojnë shtetit, përveç rastit kur këto sende janë të personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale;
    b) sendet, mbajtja ose qarkullimi i të cilave është i ndaluar, u dorëzohen enteve përkatëse ose zhduken;
    c) sendet që nuk kanë asnjë vlerë zhduken;
    ç) sendet e tjera u kthehen personave që u takojnë dhe, kur ka konflikt për pronësinë e tyre, ruhen gjersa ai të zgjidhet nga gjykata.

    2. Provat materiale mund t’u kthehen personave që u përkasin edhe para mbarimit të procedimit, kur nuk dëmtohet zgjidhja e çështjes.