Neni 233 - Ndalimi i daljes jashtë shtetit

1. Me vendimin që urdhëron ndalimin e daljes jashtë shtetit gjyqtari urdhëron të pandehurin të mos largohet nga territori shtetëror shqiptar pa autorizimin e tij.

2. Gjykata cakton detyrat e nevojshme për të siguruar zbatimin e vendimit dhe për të ndaluar përdorimin e pasaportës e të dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.