Neni 243 - Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste

1. Me vendimin që disponon ndalimin për të ushtruar profesione ose detyra të caktuara drejtuese në persona juridikë, gjykata e ndalon përkohësisht të pandehurin, plotësisht ose pjesërisht, të ushtrojë veprimtaritë që lidhen me to.