Neni 256 - Marrja në pyetje e të arrestuarit ose të ndaluarit

1. Prokurori merr në pyetje të arrestuarit ose të ndaluarin në prani të mbrojtësit të zgjedhur ose të caktuar kryesisht. Ai i njofton të arrestuarin ose të ndaluarit faktin për të cilin procedohet dhe arsyet e marrjes në pyetje, duke i treguar të dhënat në ngarkim të tij dhe, kur nuk i shkaktohet dëm hetimeve, edhe burimet.