Neni 262 - Pasojat e shuarjes së masave të sigurimit

1. Kur arrestimi e humbet fuqinë, gjykata vendos lirimin e menjëhershëm të personit ndaj të cilit është marrë masa.

2. Në rastet e humbjes së fuqisë së masave të tjera të sigurimit, gjykata vendos heqjen e menjëhershme të tyre.