strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU V - KOMPENSIMI PËR BURGIM TË PADREJTË

  • Neni 268 - Kushtet e zbatimit
  • 1. Ai që është deklaruar i pafajshëm me vendim të formës së prerë ka të drejtën e kompensimit për paraburgimin e vuajtur, me përjashtim të rasteve kur është provuar që vendimi i gabuar ose moszbulimi në kohën e duhur i faktit të panjohur është shkaktuar tërësisht ose pjesërisht prej tij.

    2. E njëjta e drejtë i takon edhe të dënuarit që ka qenë i paraburgosur, kur me vendim të formës së prerë vërtetohet se akti me të cilin është caktuar masa është nxjerrë pa qenë kushtet e parashikuara nga nenet 228 dhe 229.

    3. Dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 zbatohen edhe në favor të personit për të cilin është vendosur pushimi i çështjes nga gjykata ose prokurori.

    4. Kur me vendim të gjykatës është vërtetuar se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, për shkak të shfuqizimit të dispozitës përkatëse, e drejta e kompensimit nuk njihet për atë pjesë të paraburgimit të vuajtur para shfuqizimit.

  • Neni 269 - Kërkesa për kompensim
  • 1. Kërkesa për kompensim duhet të bëhet, ndryshe nuk pranohet, brenda tre vjetëve nga data në të cilën vendimi i pafajësisë ose i pushimit të çështjes ka marrë formë të prerë.

    2. Masa e kompensimit dhe mënyra e llogaritjes, si dhe rastet e kompensimit për arrestin në shtëpi caktohen me ligj të veçantë.