strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - GJENDJA GJYQËSORE

  • Neni 481 - Zyra e gjendjes gjyqësore
  • 1. Pranë Ministrisë së Drejtësisë, në zyrën e regjistrit gjyqësor, depozitohen shkurtimet e vendimeve për personat e gjykuar penalisht.

  • Neni 482 -Shënimet në regjistrin gjyqësor
  • 1. Në regjistrin gjyqësor regjistrohen me shkurtim:
    a) vendimet e dënimit me të marrë formë të prerë;
    b) vendimet e dhëna nga gjykata në fazën e ekzekutimit;
    c) vendimet që lidhen me zbatimin e vendimeve plotësuese;
    ç) vendimet gjyqësore të pafajësisë e të pushimit të çështjes.

  • Neni 483 - Heqja e shënimeve
  • 1. Shënimet në regjistër hiqen pas marrjes së njoftimit zyrtar të vdekjes së personit, të cilit i referohen kur ai bëhet tetëdhjetë vjeç.

    2. Hiqen edhe shënimet lidhur me:
    a) vendimet e revokuara për shkak të rishikimit ose të shfuqizimit të veprës penale;
    b) vendimet e pafajësisë ose të pushimit kur kanë kaluar dhjetë vjet nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë;
    c) vendimet e dënimit për kundërvajtje kur është dhënë dënimi me gjobë, me kalimin e dhjetë vjetëve nga dita kur vendimi është ekzekutuar.

  • Neni 484 - Vërtetimet e gjendjes gjyqësore
  • 1. Organet e drejtësisë, të administratës shtetërore dhe entet e ngarkuara me shërbime publike kanë të drejtë të marrin vërtetimin e shënimeve për një person të caktuar, kur vërtetimi është i nevojshëm për kryerjen e funksioneve të tyre.

    2. Prokurori mund të kërkojë vërtetimin e sipërm për të pandehurin ose të dënuarin dhe, me autorizim të gjykatës ai dhe mbrojtësi mund të kërkojnë vërtetim edhe për personin e dëmtuar dhe dëshmitarët.

    3. Personi të cilit i referohet shënimi në regjistër ka të drejtë të marrë vërtetimin përkatës pa qenë i detyruar të tregojë shkaqet në kërkesë.