Neni 287 - Regjistrimi i njoftimit të veprave penale

1. Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton, emrin e personit të cilit i atribuohet vepra penale.

2. Ndalohet publikimi i regjistrimeve të bëra deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale.